Kirurgjia Orale
Kirurgjia është një nga degët më të rëndësishme të fushës së dentistrisë. Ndërhyrja kirurgjikale më e shpeshtë në një kabinet dentar është padyshim heqja e dhëmbëve (Extraksioni).Në specialitetin e kirurgjisë orale futen edhe proçedura të tjera si:
Klinika jonë i ofron të gjitha këto shërbime për pacientët e saj nga mjeku specialist kirurg Oro-Maksilo-Facial. Çdolloj trajtimi kirurgjikal paraprihet nga hapja e kartelës mjekësore dentare,ekzaminimi oral dhe radiologjik,hartimi i planit të trajtimit, i cili i shpjegohet pacientit në detaje si dhe përshkrimi i mjekimit parandalues ose profilaktik sipas rastit. Të gjitha proçedurat kirurgjikale kryhen nën efektin e anestezisë lokale.
Klinika Dentare Glob është e pajisur me të gjithë instrumentariumin modern të nevojshëm për çdo ndërhyrje kirurgjikale dhe implantare,të cilat kryhen absolutisht në kushte të sterilitetit maksimal.