Implantet Dentare
Mungesa e dhëmbëve çon në dëmtimin e aftësisë së përtypjes dhe prishjen e estetikës. Hapësira boshe duhet të zëvendësohet me alternativën më të përshtatshme.
Implantologjia është një nga fushat e stomatologjisë që merret me zëvendësimin e dhëmbëve që mungojnë në mënyrën më afër natyrales.Vendosja e implanteve dentare shërben për zëvendësimin e:
- një dhëmbi të vetëm
- disa dhëmbëve
- gjithë dhëmbëve për të mbështetur protezat
Në klinikën tonë vendosja e implanteve dentare ndjek një protokoll mjekësor të veçantë. Pas ekzaminimit oral dhe radiologjik (skanerit 3-D),hartimit të planit të trajtimit dhe miratimit nga ana e pacientit,mjeku specialist kërkon disa analiza specifike si:
- Analiza gjaku komplet
- Koha e koagulimit
- Koha e hemoragjisë
- Niveli i vitaminës D3
Përparësitë kryesore të implanteve
- Mbrojtja dhe ruajtja e dhëmbëve të shëndetshëm fqinj me ata që mungojnë
- Parandalimi i deformimit dhe humbjes së substancës kockore të nofullës për shkak të dhëmbit që mungon
- Higjenë më e mirë në krahasim me urat detare si pasojë e eleminimit të mungesave në harkun dentar
Në klinikën tonë kjo lloj ndërhyrje realizohet nga specialisti kirurg Oro-Maksilo-Facial,absolutisht nën efektin e anestezisë lokale.Falë pajisjeve,instrumenteve dhe teknologjisë moderne janë arritur rezultate të shkëlqyera.Në fund të terapisë pacienti pajiset me çertifikatën e implantit e cila përmban të dhënat dhe karakteristikat e implantit të vendosur.