Ortodoncia
- Dëmtimet e dhëmbëve
- Humbja e hershme e dhëmbëve të qumështit
- Zakoni i thithjes së gishtave
- Kafshimi i buzëve ose thonjve
- Problemet psikologjike
- Anamalitë e nofullave
- Problemet e kafshimit dhe drejtimin e dhëmbëve
Ortodoncia për Fëmijet
Aparatet ortodontike në moshat e vogëla mund të rregullojë pozicionimin e dhëmbëve te qumeshtit duke i bërë ata udhëzues për eruptumin(daljen) në pozicionin e duhur të dhëmbëve të përhershëm, korrigjimin e problemeve të kafshimit si dhe parandalimin e heqjes së dhëmbëve në të ardhmen.Këshillojmë që fëmijët të vizitojnë rregullisht ortodontin deri në moshën 7 vjeç, në mënyrë që të kenë dijeni për trajtimin e mundshëm ortodontik . Molarët e parë të përhershëm (molari i parë) dhe incizivët (4 dhëmbët e përparmë) zakonisht kanë dalë në këtë moshë dhe lejojnë një vlerësim të problemeve të mundshme.
Kur trajtimi fillon herët, ortodonti mund të drejtojë rritjen e nofullave dhe dhëmbëve të denticionit të përhershëm. Trajtimi i hershëm mund të:
- Krijojë hapësirë për dhëmbët e përhershëm
- Eliminojë nevojën për nxjerrjen (heqjen) e dhëmbëve të përhershëm
- Rregullojë gjerësinë e harkut të sipërm dhe të poshtëm dentar
- Eliminon zakonet dhe veset e pacientëve të vegjël si p.sh. thithja e gishtit etj.
- Zvogëlojë mundësinë e përmbajtjes (mosdaljes) të dhëmbëve në nofull
- Rregullojë problemet në të folur
- Eliminojë gëlltitjen jonormale etj.
Mos i kurseni vetes dhe femijëve tuaj buzëqeshjen e dëshiruar për shkak të neglizhencës!